Aktiviteti sportiv ne shtatzani

22 Mar 2015
0 Comment
Aktiviteti sportiv ne shtatzani

Aktiviteti sportiv luan nje rol te rendesishem ne permiresimin e shendetit dhe  te gjendjes shpirterore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates. Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion. Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje.

Si manifetohet infeksioni?

22 Mar 2015
0 Comment
Si manifetohet infeksioni?

Infeksionet vulvo-vaginale mykotike në shtatzëni Si manifetohet infeksioni? Simptomat tipike të kandidozës vulvo-vaginale janë: 1.kruarje dhe djegie intensive rreth vaginës, vulvës, perineumit dhe ndonjëherë anusit 2.shtim i sekrecioneve vaginale, të dëndura, kremoze me ngjyrë të bardhë në të verdhë, shpesh të ngjashme me qumëshin e prishur pa erë 3.fryrje në zonën e vulvës 4.dhimbje gjatë urinimit apo marrëdhënie seksuale. Çfarë mjekimi mund të rekomandohet për të trajtuar kandidozën? Trajtimi i kandidozës/mykut vaginal bëhet me antimykotikë. Duhet theksuar se terapitë lokale me antimykotikë, mund të përdoren edhe në tremujorin e parë të shtatzënisë pasi nuk ka efekte anësore. Preparatet antimykotike nga goja, nuk janë të rekomanduar të përdoren gjatë kësaj periudhe.

Gjume i rehatshem gjate shtatzanise

22 Mar 2015
0 Comment
Gjume i rehatshem gjate shtatzanise

5 KESHILLA TE VLEFSHME PER GJUME TE REHATSHEM NE SHTATZANI Në shtatzani zakonisht ritmi gjumit shpesh crregullohet , ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatëzënë të flejë disa orë pa u zgjuar. Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, duhet të gjej një pozicion adekuate për gjumë. Ja disa këshilla të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatëzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida . 1. Jasteket Vendosni 2-3 jastekë nen koke . Kjo do ta largojë foshnjen nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen.

Lindja normale…Si te pergatitemi?

01 Mar 2015
0 Comment
Lindja normale…Si te pergatitemi?

Lindja përbën kulmin e periudhës së shtatzanisë, është kurorëzimi i gjithë kujdesit të treguar për nëntë muaj me radhë dhe është momenti kur ju do të shihni fëmijën tuaj, të cilën e keni pritur me padurim. Ky moment nuk matet me sekonda, por me orë, nga 6 deri në 12 orë. Nëse ju jeni të përgatitura, këto orë nuk do t’i përjetoni me shumë ankth. Si ta kuptoni se akti i lindjes po afron? Përvoja e çdo gruaje është e ndryshme, por ato që presin të bëhen nëna për herë të parë janë të shqetësuara nëse do të dinë t’i njohin shenjat e para të aktivitetit të lindjes në kohën.