Cdo gje qe duhet te dini rreth pap testit

Cdo femër e di që duhet të kryeje kontrolle të rregullta pap test. Më poshtë mund të kuptoni se cfarë është pap testi në të vërtetë dhe përse është kaq i rëndësishëm.

Gjatë një pap testi, personi përgjegjës mbledh qeliza nga qafa e mitrës tuaj. Këto qeliza ekzaminohen për parregullsi që mund të tregojnë për para kancer, kancer, infeksion ose inflamacion.

SI MBLIDHEN QELIZAT?

Doktori juaj përdor një instrument që quhet spekulum për të zgjeruar vaginën. Më pas, merr material nga sipërfaqja e qafës së mitrës, dhe i vendos qelizat e mbledhura në një mikroskop për ekzaminim në laborator.

KUSH E KRYEN PAP TESTIN?

Doktorët( vecanërisht gjinekologët), asistentët e mjekëve, zakonisht në zyrën e një doktori, klinike apo spitali.

PËRSE DUHET TË BËJ PAP TEST?

Pap testi është pjesë kritike e rutinës tuaj shëndetësore. Parregullsirat që dallon një pap test mund të cojnë në kancer. Nëse dallohen herët, doktori mund të parandalojë në kohë kancerin.

SA SHPESH ME DUHET TE KRYEJ PAP TEST?

Kolegji Amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve sugjeron:

  • Femrat duhet të kryejnë pap testin e tyre të pare në moshën 21 vjecare
  • Femrat nga mosha 21 deri 30 duhen kontrolluar cdo dy vjet
  • Femrat në moshë më të madhe se 30 vjec që kanë pasur tre herë rresht pap test me rezultate normale, mund të kontrollhen një herë në tre vjet
  • Femrat me disa faktorë rreziku- si HIV , me probleme të mëparshme të qafës së mitrës ose kancer duhen kontrolluar më shpesh.
  • Femrat mbi moshën 65 vjecare të cilat nuk kanë pasur pap teste të parregullta, në 10 vitet e fundit, me lejen e mjekut, mund të ndalojnë së kryeri pap test

 SI TE PERGATITEM PER PAP TEST?

Ëshë mëse i nevojshëm një dush, një natë ose mëngjes përpara pap testit. Mos përdorni larësa vaginalë si shkumë, sapunë, xhel ose kimikate të tjera përpara takimit. Ndaloni së kryeri marrdhënië për një ose dy ditë përpara testit dhe lini takimin kur nuk jeni në ciklin tuaj menstrual.

CFARË REZULTATESH JEP NJË PAP TEST?

Rezultatet tuaja janë “normale”(“negative”) ose “jo normale” ( “pozitive”).

PO NËSE REZULTATET E PAP TESTIT TIM JANË JO NORMALE?

Qelizat jo normale, rrallëherë bëhën kancerogjene. Doktori mund t ‘ju kërkojë të bëni një tjetër pap test për ta krahasuar atë më origjinalin. Shpesh, qelizat jo normale në qafën e mitrës largohen pa trajtim fare.

Mjeku juaj mund të bëjë testin tjetër( kolposkopi), që të ekzaminojë qafën e mitrës dhe vaginën. Nëse kolposkopia gjen parregullsira, doktori mund ti bëjë një biopsi zonës së ekzaminimit. Nga aty, ai/ajo ,mund të përcaktojë mundësinë, që këto qeliza të bëhen kancerogjene dhe nesë duhet trajtim tjetër.