Aktiviteti sportiv ne shtatzani

Aktiviteti sportiv luan nje rol te rendesishem ne permiresimin e shendetit dhe  te gjendjes shpirterore tek grate shtatzane. Femrat qe sterviten ne kete kohe tregojne se nuk shtojne aq shume peshe sa ato qe nuk sterviten, e kane me te lehte per ta humbur peshen pas shtatzanise, ndjehen me mire shpirterisht dhe flene me rehat gjate nates. Disa studime kane treguar qe femrat qe sterviten e kane me te lehte procesin e lindjes, perdorin me pak analgjezik dhe nje numer me i ulet i tyre lindin me operacion. Shtatzania ne vetvete eshte nje gjendje fiziologjike shume komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar qe programi i stervitjes nuk shkakton ndonje komplikim. Udhezimet e meposhtme kane si qellim sigurimin e shendetit dhe evitimin e komplikacioneve per femrat dhe per bebet.

1. Nese ke bere stervitje per nje kohe te gjate para shtatzanise nuk do kesh problem ta vazhdosh stervitjen pa shkaktuar ndonje dem ne organizm gjate kohes te shtatzanise, te pakten deri nga fundi.

2. Nese sapo po fillon nje program stervitjeje me qellim per te permiresuar shendetin gjate shtatzanise, duhet te fillosh me ngadale dhe te kesh kujdes mos ta sforcosh veten.

3. Mos u stervit qorrazi por kushtoji vemendje trupit. Ai dergon mesazhe per te te thene se kur eshte i lodhur apo se kur nuk po e perballon dot nivelin e stervitjes.

4. Asnjehere mos u stervit deri sa te te merret fryma dhe te mos kesh fuqi dot. Kjo eshte nje shenje qe bebi dhe trupi nuk po marrin aq oksigjen sa kane nevoje.

5. Gjithmone vish rroba te lira dhe te rehatshme dhe kepuce apo atlete qe e mbeshtesin kaviljen dhe shputen e kembes.

6. Ndalo per disa minuta per te pushuar ne menyre periodike. Gjate ketyre pushimeve te shkurtra pi sa me shume lengje per ta mbajtur trupin e hidratuar.

7. Mos bej stervitje ne temperatura te nxehta.

8. Mos bej stervitje ne siperfaqe te pjerrta apo te buta. Gjate shtatzanise kycet e trupit jane me te shtendosura dhe ka me rrezik ti terheqesh  apo ti ndrydhesh ne nje fare menyre, sidomos kaviljet e kembes.

9. Sportet e kontaktit si artet marciale, futbolli, volejbolli etj duhen evituar nga programi.

10. Gjate trimestrit te dyte dhe te trete evito gjithe aktivitetet qe behen shtrire me kurriz ndaj dyshemese. Kjo shkakton uljen e qarkullimit te gjakut per bebin.

11. Bej ca ushtrime shtendosjeje si meditimi dhe strecing para dhe pas stervitjes.

 

Aktiviteti sportiv nuk Rekomandohet per Problemet mjeksore te Meposhtme:

TENSIONI I LARTE I GJAKUT.

  • Femrat me tension te larte gjaku perfitojne shume nga stervitja por femrat qe zhvillojne tension te larte gjaku gjate shtatzanise nuk duhet te sterviten. Tensioni i larte i gjakut qe zhvillohet gjate shtatzanise perben nje problem shume serioz me enet e gjakut dhe kerkon vemendje mjeksore. Stervitja mund ta keqesoje tensionin e gjakut dhe nuk duhet vazhduar.

PLACENTA PREVIA/Hemoragjia vaginale

  • Placenta Previa eshte rritja e placentes ulet ne miter dhe fillon te mbuloje hapjen e qafes se mitres. Kjo mund te shkaktoje hemoragji gjate shtatzanise. Cdo femer me placenta previa apo hemoragji nga vagina nuk duhet te marre pjese ne nje program stervitjeje.

RREZIK LINDJE E PARAKOHSHME APO LINDJET E PARAKOHSHME NE TE SHKUAREN

  • Femrat qe kane lindur para 36 javeve te shtatzanise duhet te tregojne kujdes te vecante kur te marrin pjese ne nje aktivitet sportive, sidomos gjate trimestrit te dyte dhe te trete. Favorizoni ushtrime si Joga, Strecing, dhe ecje te lehta. Cdo ushtrim me pesha duhet evituar.

RRITJA E VONUAR E BEBIT NE MITER

  • Rritja e vonuar e bebit ne miter gjendet duke matur rritjen e mitres dhe duke pare ekografine e fetusit. Nese bebi juaj ka rritje te vonuar kjo do te thote qe ai nuk ka furnizim te mjaftueshem me oksigjen nga placenta. Pirja e duhanit, perdorimi i droges, infeksionet dhe qarkullimi i varfer i gjakut jane shkaqe per bebin per te mos u rritur shpejt. Per faktin qe stervitja e largon qarkullimin e gjakut nga placenta, bebi qe nuk po rritet shpejt, nuk do e toleroje dot stervitjen tuaj.

SHTATZANIA ME BINJAKE

  • Femrat qe jane shtatzane me me shume se nje fetus kane nje perqindje me te larte komplikimesh. Stervitja duhet te fokusohet ne ushtrimet pa impakt peshe si Joga dhe duhet te kete si qellim permiresimin e tonusit te muskujve.

SEMUNDJET E ZEMRES

  • Stervitja e rrit stresin e zemres. Nderkohe per shkak te rritjes se volumit te gjakut dhe shtatzania e rrit stresin e zemres. Femrat me probleme nga zemra duhet te sterviten vetem nen mbikeqyrjen e nje kardiologu.