Gjume i rehatshem gjate shtatzanise

5 KESHILLA TE VLEFSHME PER GJUME TE REHATSHEM NE SHTATZANI

Në shtatzani zakonisht ritmi gjumit shpesh crregullohet , ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatëzënë të flejë disa orë pa u zgjuar. Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, duhet të gjej një pozicion adekuate për gjumë.

Ja disa këshilla të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatëzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida .

1. Jasteket

Vendosni 2-3 jastekë nen koke . Kjo do ta largojë foshnjen nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje apo jorehati.

2. Uji

Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e tepruar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që vezika urinare të jetë e mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në tualet.

3. Qumështi5. Flini në një anë

Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht qe kalon në tru dhe ju ndihmon të flini. Nëse keni intolerance nga laktoza apo nje mos tretje te mire siç është rasti me shumë shtatëzëna, provoni qumështin e sojës apo orizit.

4. Temperatura

Fikeni kondicionerin apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që ti kontrolloni para se të fleni. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatëzënat shpesh kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.

 

5.Shtrihuni anash

Preferohet në anën e majtë, sesa në të djathtën sepse gjaku qarkullon me lehte drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të fleni, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozicion pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe bebin.