Përdorimi i tamponëve

Disa keshilla mbie perdorimin e tamponeve gjate menstruacioneve:

A preferohen tamponët për të gjitha gratë dhe vajzat?

Tamponët e ditëve të sotme mund ti përdorin të gjitha gratë dhe vajzat, natyrisht nëse përdoren në mënyrë të drejtë.

A shkaktojnë tamponët infeksion ?

Nëse tamponët nuk ndërrohen çdo 4- 6 orë dhe nëse përdoren tek gjakderdhjet e lehta atëhere mund të shkaktojnë infeksion sepse transformohen në mjet për shumimin e bakterieve të ndryshme. Në rastet tek gjakderdhjet e lehta, në mungesë të gjakut, ato thajnë vaginen e cila bëhet keshtu e përshtatshme për zhvillim të mikroorganizmave të ndryshëm.

Përdorimi natën

Edhe pse ata të cilët merren me prodhimin e tyre rekomandojne përdorimin e tyre naten , por une si gjinekologe nuk iu rekomandoj përdorimin e tyre nëse nuk keni mundësi ti ndërroni pas 4 -6 orëve.

A mund të përdoren gjatë dushit?

Gjatë dushit, notit në pishine apo në det tamponët mund të përdoren por rekomandohet të ndërrohen menjëherë pas aktiviteteve të përmendura, për shkak se dobësohet thithja.

A ndikojnë në sasinë dhe zgjatjen e ciklit?

Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual por nëse gjatë një cikli, tamponi nuk është përdorur në mënyrë të drejtë mund të shkaktojë infeksion dhe mund të coje deri te ndryshimi te sasise dhe intensiteitt të gjakderdhjes por gjatë ciklit të ardhshëm

Çfare ndodh nëse këputet peri?

Nëse kjo ndodh, duhet që të kërkoni ndihmë tek gjinekologu.

Ndërrimi gjatë ditës

Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 – 6 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh, gjë që mund ta dalloni nëse peri është përgjakur.